E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debat në studio/ Shkrepa: Janë ndërtuar 450 shkolla! Ulliri: Buxheti i arsimit është rritur me 0.01%, nuk shkohet kështu në BE

Arsimi në Shqipëri ka krijuar përplasjes mes dy kanditave të PS dhe PD-së në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.

Persida Shkrepa, kandidatja e PS tha se në 12 vite qeverisje janë ndërtuar 450 shkolla në gjithë Shqipërinë

Nga ana tjetër Andia Ulliri, kandidatja e PD-së është shprehur se qeveria në 1 vit, e ka rritur buxhetin e arsimit me 0,01%, teksa nënvizoi se nuk është arritur as premti për ta pasur 5%.

Pjesë nga biseda:

Shkrepa: Janë parashikuar shkolla të reja. Ndërkohë, janë ndërtuar 450 shkolla në 12 vjet qeveri.

Ulliri: Nuk shkoni dot në BE kështu. Keni tre ministra, të cilat nuk kanë arritur dot të lobojnë që fondi për arsimin të jetë 5%, që është kriter i BE. I keni lënë qytetarët në mëshirë, në mes të rrugës. Nuk është arritur as premti për ta pasur 5%. Nga 2024 në këtë vit është rritur vetëm 0.01%. Pra, buxheti i arsimit është rritur me 0.01%. Qarku Durrës ka investime të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ju i propagandoni si investimet tuaja. Më mirë hesht se sa të thuash diçka gabim.

Shkrepa: E di që ke mësuar përmendshëm çdo gjë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›