Debat për Kadastrën në Lezhë, kreu i Kadastrës Altin Gjergji raporton në Këshillin Bashkiak

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në Këshillin Bashkiaktë Lezhës mbi veprimtarinë e Kadastrës.
Opozita, me kryetaren e PD, Donika Ndoj, dhe këshilltaren Alfrida Marku, akuzoi vonesa në shërbime dhe mungesë zgjidhjesh për çështjet e pronësisë, duke thënë se institucioni po funksionon si “pazar”.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, kërkoi që çdo pretendim për abuzim t’i referohet organeve të drejtësi, ndërsa drejtori i Kadastrës, Altin Gjergji, tha se gjatë një viti janë realizuar 30 mijë shërbime, duke renditur këtë drejtori si një nga më të mirat në vend.
Prej më shumë se një viti, Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë i shërben të gjithë qarkut, duke përfshirë edhe Mirditën dhe Kurbinin, ku problematikat me çështjet e pronësisë janë të shumta, por problemi i personelit dhe pritjet e gjata mbetet sfidë për qytetarët.
/rtsh.al/