E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debate te “Sterilzimi”, Ilir Beqaj kërkon të bëjë dëshminë me PowerPoint, Vokshi e refuzon

Ilir Beqaj ditën e sotme do të japë dëshminë e tij në komisionin hetimor të Sterilizimit përpara anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend sot nga ambientet e burgut në praninë e forcave të sigurisë dhe me pranga në duar.

Beqaj është i shoqëruar në komision edhe nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.

Në hyrje të fjalës së tij, ai parashtroi dy kërkesa. Fillimisht kërkoi informacion nëse gjykata i ka dhënë komisionit një kornizë për provat kundër tij dhe nëse këto deklarata do të përdoren kundër tij në gjykatë.

Pasi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi,  e garantoi se këto janë dy procese të ndara, ish-ministri kërkoi prezatim me PowerPoint. Kjo kërkesë u refuzua në mënyrë kategorike nga Vokshi, e cila tha se prezantime të tilla të shkojë t’i bëjë në gjykatë.

Ilir Beqaj: Kërkoj që në bazë të ligjit për komisionet hetimore, ligji përcakton se kur merrni leje në gjykatë për dëshminë time, mund të ju japë një kornizë të asaj që mund të them që pastaj të mos përdoret kundër meje në proceset penale.

Albana Vokshi: Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat për të marrë leje për dëshminë tuaj. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendojse me hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari. Duke ju siguruar që kemi marrë hapat e duhura, do ju ftoja që të vijojmë me deklaratën lidhur me objektin e dëshmisë tuaj.

Plarent Ndreca: Nuk është shoqëruar me një kufizim të caktuar për këtë çështje.

Ilir Beqaj: Nga deputetët e komisionit, shpesh është thënë për të informuar publikun. Dua të ilustroj me zë, figura, numra atë që do të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë te deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Power Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Power Point” këtu nuk lejohet.

Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.

Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.

Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.

Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij. Këtu është për të ju përgjigjur pyetjeve. Shkoni në Surrel.

Plarent Ndreca: Kush je ti që thua jo këtu? Ne vendosim, jemi shumica.

Albana Vokshi: “Power Point” këtu nuk lejohet! Është komision hetimor dhe është këtu për të ju përgjigjur pyetjeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›