E Diel, 1 Nëntor 2026

Debatet për listat e anëtarësisë, shtyhen zgjedhjet në degën e PD në Korçë

Procesi i zgjedhjeve në degën e Partisë Demokratike në Korçë është shtyrë për një datë tjetër, pasi palët nuk kanë arritur dakordësi për vijimin e procedurave.

Vendimi për shtyrjen e procesit është marrë pas debateve dhe mosmarrëveshjeve lidhur me listat e anëtarësisë dhe mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, çka ka bërë të pamundur vijimin normal të votimit.

Procesi ishte ndërprerë më herët, vetëm pak kohë pas nisjes, ndërsa nuk është përcaktuar ende një datë e re për zhvillimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›