E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati i fortë/ Muça: Negociatat me BE, çështje interesash politike. Logu: S’ti pranoj dy standarde

Analisti Flogert Muça dhe avokati Besar Logu janë përplasur mes tyre në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 mbi negociatat me Bashkimin Evropian.

Sipas Muçës, aspekti i integrimit është çështje interesash ndërsa Logu tha se ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit.

Debati në studio:

Flogert Muça: Ta them unë, ta them unë çfarë gënjeshtre është. Po ta them unë, po ta them unë. Në 2017-ën, kur na bllokonte Franca, neve dhe Gjermania na vendoste kushte dhe bënim ne që fajin e ka Saimir Tahiri për negociatat, shkon Saimiri te parlamenti, dorëzon mandatin, nuk na e hapën negociatat. Kur ju tek Macronit se fitoi zgjedhjet pra, na i hapën negociatat. Tani me kë do të flasim? Po, patjetër për çështje konjukturale, çështje biznesi fare kjo nuk është. Një nga arsyet e forta, se ka dhe arsye të tjera, por unë nuk jam nga ata që mendoj që ju hap barkun shumë këtyre për demokracinë këtu te ne, që të jem shumë i sinqertë. Mund t’ju dukem gjeostrategjikisht, po se janë tu vrarë mendjen ata për ne, ata na kanë marrë çfarë kanë pasur për të na marrë burimet njerëzore, na kanë lënë ne.

Besar Logu: Dhe kjo dy standardësia. Kur ambasadat reagojnë kundër vendimeve të qeverisë dhe marrin këtë zellin e sovranizmit, ose të kundër opozitës…

Flogert Muça: Unë them që Partia Demokratike, kur del dhe bën protestë sikur po i bie Ramës me Gjermaninë, humbet pikë. Në momentin që ti i ke njerëzit dhe frymën, nuk ke nevojë për molotov.

Besar Logu: Nuk ta pranoj. Dy standardësinë nuk ta pranoj.  Kur ata thonë ktheni fondet e IPARD-it, ti nuk i je zë asaj. Kur ato thonë hiqni unitetin e Ballukut, ti flet për pushtetet e pavarura. Kur ata thonë mos bëni amnisti fiskale, sepse po pastroni paratë e pista ti bën sovranistin.

Flogert Muça:  Ju keni bërë gabim që keni marrë flamurin e amerikanëve dhe të gjermanëve. Ju duhet vetëm një flamur, më fal. Nuk ju duhet ajo blu e shpëlarë, as ajo mavija që ka Rama. Ju duhet vetëm ai flamur i kuq që e kapi ai polici kur po e shkelte deputeti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›