E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për 21 janarin, Braçe: Qeveria vrau protestuesit, Topalli: I pari do të përgjigjet Rama

Tiranë- Debati i hapur i mbajtur sot në Kuvendin e Shiqpqërisë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit të shkuar ka “përplasur” ashpër deputët socialistë dhe ata demokratë.

Sipas depuetit socialist, Erjon Braçes qeveria Berisha është fajtorja kryesore që i mori jetën 4 personave të pafajshëm ditën e protestës para Kryeministrisë.

Në 21 janar zonjë janë vrarë katër shqiptarë që nuk kishin paratë dhe pasurinë si tuajën, 4 shqiptarë që kishin të drejtët për të jetuar si fëmijët tuaj. Në 21 janar këta 4 shqiptarë u vranë në mes të bulevardit, u vranë me paramendim, të vendosur për ti marrë jetën, po ua pohoj sot se nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cënuar rendin Kushtetues,- iu drejtua deputeti socialist kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit.

Pasi sipas tij Garda merr urdhra nga qeveria. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Bredshëm- shtoi Braçe.

Nga ana e saj, zonja Topalli iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se organizatorët do të përgjigjen para drejtësisë.

Unë dhe ju e dijmë se ajo ishte e planifikuar me të gjitha mjetet, me molotov, 5 orë, planifikuesit do pëgjigjen i pari Rama. Nuk kalon me letrën e tij- tha Topalli.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pafajësia e Metës, FRESSH: Qeveria vrau drejtësinë Tiranë- Të rinjtë e FRESSH-it kanë protestuar sot kundër vendimit...
  2. Rama: Një lajm i keq nga qeveria, hedhja poshtë e propozimit për TVSH-në Tiranë-Kryetarit të opozitës Edi Rama e ka quajtur Një lajm...
  3. Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin Tiranë -  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Bari bashkëpërgjegjës për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›