E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debati për buxhetin e vitit 2025, Xhelili: Sjell të ardhura dhe investime për shqiptarët, po adresojmë edhe pensionet

Javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë buxhetin e vitit 2025, i cili është shoqëruar tashme me debate të shumta.

Për të folur për buxhetin, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, moderuar nga gazetari Roland Zili, ishte në një lidhje direkte deputeti socialist Alban Xhelili.

Intervista:

Përse mazhoranca socialiste e quan projekt buxhetin 2025 më të mirin të prezantuar deri më tani?

Xhelili: Unë e kam përmenduar dhe në Komisionin e Ekonomisë që buxheti, po ta inerpretojmë në nivel numrash është buxheti më i madh që sjell më shumë fonde, të ardhura dhe investime për qytetarët shqiptarë. Edhe në mënyrë cilësore është buxheti më i mirë.

Tani po adresojmë një fokus edhe te pensionet, siç e keni ndjekur edhe nga fjala e kryeministrit që angazhimi i tij ka qenë në nivele spektakolare.

Ka shumë kritika edhe nga brenda socialistëve për fondet e bujqësisë: përse jemi në këto shifra, që krahasuar me rajonin janë vërtet të ulëta?

Xhelili: Unë nuk do të thoja që ne jemi në nivelet më të ulëta. Jemi në nivelet më të mira të mundshme për sa u përket subvencioneve në bujqësi. Në qoftë se do të krahasohemi me rajonin, duhet të krahasohemi në nivelet e buxhetit. Ne jemi përpjekur, të paktën vitet e fundit, të bëjmë një buxhet për gjithë qytetarët shqiptarë.

Kontratat koncesionare do të marrin një pjesë të mirë të fondeve vitin që vjen: çfarë ndikimi kanë ato, duke patur parasysh se shërbime si sterilizimi, check ap, apo inceneratorët janë edhe nën hetim nga SPAK?   

Xhelili: Nuk besoj, dhekëtu nuk dua të bëj politike, që ka njeri që nuk e ka parë që niveli dhe cilësia e shërbimit nëpër siptale të mos jetë rritur. Sa i përket check up, atë nuk e kemi si bilanc shoqërishë që ta masim tregtare, por matet duke parë ditët e qëndrimit në spitale dhe ato sëmundje që shqiptarët i parandalojnë ose i kurojnë në një fazë më të hershme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›