E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora vështirëson qarkullimin, reshjet vijojnë në zonat malore, ka probleme edhe me energjinë

Në juglindje vijojnë të bien me intensiet reshjet e dëborës, e si pasojë ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona të Qarkut Korçë.

Defektet kanë prekur disa linja furnizimi, ndërsa konsumatorët e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht.

11 ekipet teknike të OSHEE janë në gadishmëri dhe ndodhen në terren, duke punuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.

Ndërkohë, sa i përket infrastrukturës rrugore rurale, Emergjencat Civile të Bashkisë Maliq raportojnë një problematikë në njësinë administrative Moglicë, ku si pasojë e shkarjes së dherave është bllokuar segmenti rrugor që lidh fshatrat Kodras, Peshtan dhe Protopapë.

Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojne  për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Ndërkohë edhe në Shkodër vijojnë prej 48 orësh reshjet e dëborës, ku më të dendura kanë qenë në aksin Bogë-Theth. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e saj.

Rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Segmenti më problematik mbetet Qafa e Thores 1700 meter mhi nivelin e detit.  Reshje dëbore ka patur edhe në aksin rrugor Tamarë-Vermosh. Autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u pajisur me zinxhirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›