E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Defekt në makineritë e votimit në Nju Jork, deri në 250 mijë fletë votimi nuk skanohen! Aleatët e Trump akuzojnë demokratët për manipulim

Fletët e votimit do të vendosen në këtë cantë

Një gabim në programimin e makinerive të votimit ka shkaktuar probleme në 332 qendra votimi në qarkun Westchester të Nju Jorkut.

Makineritë nuk po arrijnë të lexojnë fletët e votimit dhe, sipas kreut të qarkut, Ken Jenkins, problemi mund të prekë deri në 250 mijë fletë.

Për të mos ndërprerë votimin, qytetarët po i hedhin votat në fletë të posaçme, të cilat ruhen për t'u skanuar dhe numëruar pas mbylljes së qendrave, në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës me orën shqiptare. Autoritetet sqaruan se votat nuk do të numërohen me dorë.

 Aleatët e presidentit amerikan kanë përdorur defektin për të akuzuar demokratët po përpiqen të manipulojnë votimin.

Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Më të rëndësishmet në historinë tonë! Presidenti shpall fitoren e republikanëve në Guam: Shpresoj të jetë një sinjal i mirë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›