Deklarata e Marta Kos, Zogaj: Përshtatja me korrupsionin, problem i madh edhe në shoqëritë e avancuara

Analisti dhe ish-deputeti Preç Zogaj ka komentuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, që ka shkaktuar debat në emisionin “Trialog” në RTSH.
Zogaj tha se fenomeni i përshtatjes me korrupsionin nuk është thjesht një problem shqiptar, por një sfidë që prek edhe shoqëritë më të avancuara.
“Problemi i përshtatjes me korrupsionin është një problem i madh edhe i shoqërive të avancuara. Nuk ka arsye që dikush të bëjë këtë lloj reagimi. Në vendet e tjera të Ballkanit nuk bëjnë një diskutim të tillë për këtë deklaratë sepse nuk e sheh askush kështu, e shohin si një problem real”, u shpreh Zogaj.
Sipas analistit, deklaratat e Kos reflektojnë një ndryshim qëndrimi të BE në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Unë e mora si një deklaratë që reflekton si një ndryshim kursi në lidhje me qëndrimin ndaj Shqipërisë”, tha ai.
/rtsh.al/