Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit, znj. Juela Meçani
Kryeministri Berisha po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën e krijuar nga moti i keq në veri, verilindje dhe në jug të vendit.
Kryeministri Berisha ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Punëve Publike si dhe Ministrinë e Mbrojtjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të garantuar kalueshmërinë në akset rrugore kryesore kombëtare të vendit dhe për tu ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme komunave të bllokuara, komuna në të cilat nuk duhet të mungojë një komunikim i vazhdueshëm mbi problemet që mund të krijohen nga zhvillimi i situatës.
Gjithashtu Kryeministri Berisha ka urdhëruar që njësi të pajisura të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhenios dhe Emergjencës Civile të vendosen në zonat e bllokuara dhe në akset rrugore kombëtare për të garantuar kalueshmërinë e tyre.
Situata në këto zona në tërësi paraqitet nën kontroll.
04/01/2009