E Martë, 3 Nëntor 2026

Dëme nga ngricat e prillit/ Maliq, shkatërrohet prodhimi në 180 hektarë me drurë frutorë

Zgjatja e temperaturave te ulta per disa dite ka evidentohen te tjera deme ne druret frutore ne rajonin e Korçës. Te pakten 180 hektare me drure frutore ne fshatin Burimas, ne Bashkinë e Maliqit, si rezultat i temperaturave te uleta te shoqeruara dhe me ngrica, rezultojnë të demtuara.

Specialiste nga Drejtoria e bujqesise ne bashkine e Maliqit, diten e djeshme kane qenë në terren, per te kryer verifikimet ne vend. Nga konstatimet e kryera dhe per specialistet, demi eshte i konsiderueshem, qe mund te kete demtuar druret frutore deri ne masen 80 perqind.

Kurse sa i perket sigurimit ne fushen e bujqesise, per specialistin Zenunllari, zona e Maliqit konsiderohet me risk te madh dhe aktualisht asnje kompani sigurimesh nuk e ofron kete sherbim.

Nga ngricat e pranveres, rajoni Korçes mbetet me i prekuri.

 / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›