Demokratët protestë për 11 majin, Këlliçi: Analizën në PD për rezultatin do ta bëjmë kur…

Mbështetës të PD dhe aleatëve të saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ janë mbledhur në një protestë përgjatë bulevardit ‘Zogu I’ për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, që e konsiderojnë të deformuar si pasojë e ndërhyrjes së Qeverisë Rama dhe bandave që mbështesin atë.
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, ku opozita fiutoi vetëm 13 mandate, dy më pak se zgjedhjet e 2021, tha se do të faktohet manipulimi zgjedhor.
Këlliçi u shpreh i bindur se pas disa muajshe ose 1 viti, do ngremë pyetjen se ku është Edi Rama dhe ministrat e tij.
“Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it. Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.
Në vijim ai theksoi se natyrisht edhe PD mund të ketë gabimet e saj dhe do të bëjë analizën e saj, pork jo do të ndodhë pasi të publikohet edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR përe zgjedhjet.
“Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”, tha Këlliçi.