E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet Gjimshiti, zëvendësohet para përfundimit të pjesës së parë kundër Torinos

Atalanta bën një zëvendësim të detyruar në ndeshjen e fundit, atë të javës së 20-të të Serisë A. Berat Gjimshiti u largua në minutën e 42-të, me rezultatin 1-0 falë golit të De Ketelaere. Ai u zëvendësua nga Isak Hien.

Qendërmbrojtësi kuqezi dukej qartë se kishte dhimbje të forta. Natyrisht, do të nevojiten teste të mëtejshme në orët në vijim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por ndërkohë, lojtari u largua nga fusha me këmbët e tij.

Përsa i përket ndeshjes, Pasalic vulosi fitoren 2-0 me një kundërsulm në minutën e 95-të. Atalanta tani ka 31 pikë dhe synon një vend në Europa League, ndërsa Torino mbetet e bllokuar në 23 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›