Dëmtohet Kristjan Asllani, rrezikon turneun në Kinë dhe Australi

Mesfushori kuqezi, Kristian Asllani, bashkë me Yanis Massolin pësuan tendosje muskujsh, të cilat u zbuluan gjatë kontrolleve të kryera mëngjesin e ditës së sotme nga stafi mjekësor i Interit.
Të dy lojtarët do të rivlerësohen në ditët në vijim dhe më pas trajneri Chivu do të vendosë, bazuar në rezultatet, nëse do t’i dërgojë ata në turne në Kinë dhe Australi apo do t’i lërë në Appiano Gentile për t’iu nënshtruar trajtimit dhe për të rifituar gjendjen optimale fizike.
Ndërkohë, pozicioni i Asllanit mbetet gjithnjë e më i paqartë. Trajneri i Interit, Chivu nuk e konsideron mesfushorin kuqezi pjesë e projektit të tij, ndërsa së fundmi është rizgjuar interesimi i Sassuolos.