E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj me zyrtarin francez: Fokus në bujqësi, ekonomi të gjelbër dhe integrim europian

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij.

Denaj tha se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Gjatë bisedës u ndalëm në përballimin e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe stacioneve të pompimit.

Ndërsa u ndalëm edhe tek ekonomia e gjelbër si dhe mbështetja konkrete për përmbushjen e standardeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Denaj.

Ministrja vlerësoi se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit mbetet thelbësor për realizimin e këtyre objektivave.

1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›