E Premte, 6 Nëntor 2026

Denaj ndan historinë e fermerit në Tropojë, eksporton 50 ton gështenja

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Valter Milushi në Tropojë, në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, kultivon gështenja dhe ka një stabiliment me parametrat e kohës e me kushte frigoriferike për grumbullimin, përpunimin dhe ambalazhimin e gështenjës, me destinacion eksportin e tyre në vendet e BE-së.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij, si një ndër shembujt e fermerëve që me përkushtim dhe kujdes, punojnë tokën e tyre dhe zhvillojnë biznesin bujqësor, duke prodhuar jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport.

Denaj tha se, këtë vit, Valteri ka grumbulluar rreth 50 ton prodhim nga fermerët e kësaj zone, që shkon për eksport, duke çuar produktet “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

“Lufta biologjike që po aplikohet kundër dëmtuesit të gështenjës në këtë zonë pritet të rrisë sasinë dhe cilësinë e prodhimit të kësaj kulture në vijim, nën monitorimin e vazhdueshëm nga specialistët e ekstensionit të kësaj zone”, u shpreh Denja.

Tropoja ka 2700 ha sipërfaqe me gështenja. Kjo zonë është pasuri kombëtare dhe përbën një hapësirë të rëndësishme ekonomike.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›