E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dënimi i Salianjit, shpërthen Prençi: Presim dënimin me pushkatim! Nuk pati hetim, duhet të kishte të tjerë të dënuar

“Përgjim dhe ndëshkim”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte në Vizion Plus.

I ftuar në studio ish-zyrtari i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, e cilësoi dënim politik.

Siaps tij s’ka ngelur që në Shqipëri tani të kthehet edhe dënimi me vdekje. Ai akuzoi politikën se ka kapur drejtësinë, duke theksuar se nuk ka patur një hetim të plotë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e pe vendimin për Salianjin?

Prençi: Ka kaluar çdo vijë e kuqe për drejtësinë shqiptare siaps meje. Kemi dy realitet krejt të hidhura, një deputet i ri i parlamentit të Shqipërisë denoncon një familje të botës së krimit, subjekt i antimafias. Një person i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali. Hetohet deputeti nuk hetohet trafikanti. Përpos kësaj ta sjellim në vëmendje të opinionit publik që nuk ka ndodhur në asnjë vend që personazhi i botës së krimit të shoqërohet në polici t’i bëhet ekspertiza e zërit dhe të çohet për dënim pa procedurë ekstradimi. E kuptoni sa e rëndë që është, nuk ka ndodhur në asnjë vend. Del e deklaron kryeministri është bërë akt epskertimi. Çuditërisht nuk ka asnjë procedim penal nga prokuroria se si ky personazh lihet i lirë për të shkuar si qytetar për tu dorëzuar. Nuk është hetuar as Drejtori i atëhershëm i Policisë i katapultuar pa asnjë sistem karriere. Ky ëhstë shpërblimi që polici i bëri familjes kriminale. Nëse drejtësia sghqiptare do të kishte zbatuar procedurën e ekstradimit do të thoshim po kemi shtet, kemi drejtësi. Këtu ashiqare kemi një grusht shteti. U investua sistemi i drejtësi për të hetuar deputetitn. Nëse do të ishte hetuar komplet ngjarja le të dënohej edhe deputeti, por duhet të ishin dënuar edhe të tjerët, që nuk e kishin kapur Geron Xhafën. Fatmir Xhafa nuk e njihte Ardi Veliun e njihte Geroni. Me të drejtë Fatmir Xhafa pasi u josh dhe me detyrën e antikorrupsionit do ta bëjë luftën për të ndëshkuar ashtu si Enveri. Tani presim të kthehet dënimi me pushkatim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›