Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Peleshi: Moment i dhimbshëm!

Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila shqiptoi gjithsej 81 vite burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në hapje të seancës plenare, deklaroi se Kuvendi ka mbajtur një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, duke përfshirë të gjitha forcat politike.
“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.” u shpreh Peleshi.
Kuvendi i Shqipërisë ka theksuar se ky vendim duhet të trajtohet me kujdes nga partnerët ndërkombëtarë, duke marrë në konsideratë kontributin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe në stabilitetin e rajonit.
Lajmi në zhvillim…
/rtsh.al/