Dënimi në Greqi, KLGJ fut në rend dite çështjen ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Çështja ndaj gjyqatres Irena Gjoka është futur në rendin në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Irena Gjoka rezultoi e dënuar në Greqi, por ajo e kishte fshehur këtë dënim.
Njësia e dekriminalizimit ka përcjellë në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjetjet, ku përfshihen vendimi i dënimit të gjyqtares dhe vendimi i arkivimit të dënimit, i marrë nga prokurori grek pasi nuk është ekzekutuar dënimi i dhënë për irena Gjokën.
Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi fatin e Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse Gjoka është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare, sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit./vizionplus.tv