E Premte, 6 Nëntor 2026

Dënohen njerëzit e Rezart Taçit; 21 vite burg për kunatin dhe shoferin e biznesmenit

Apeli i posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 21 vjet heqje lirie në total për kunatin dhe shoferin e biznesmenit Rezart Taçi.

Artur Balla u dënua me 11 vjet burg ndërsa, Bledar Lilo me 10 vjet.

Ata u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Së bashku me biznesmenin Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në kërkim, ata u akuzuan se transferuan drejt Shqipërisë 18.3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë me qëllim për t’i pastruar.

Paratë që tashmë i përkasin shtetit, dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i organizatës mafioze, “Cosa Nostra”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›