E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dënohet ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo do të bëjë 80 orë shërbim publik

Ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është dënuar  me 9 muaj burg, që iu konvertua në 80 orë shërbim publik.

Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie.

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në “Rrugën e Durrësit”.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›