E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dënohet me 30 vite burg vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka dënuar më 30 vjet burgim Thoma Mastorën, 69 vjeç, si autor i ngjarjes së rëndë të 2 maj 2024, kur në fshatin Bodrishtë, Dropull u gjetën të vrarë në banesën e tyre bashkëshortët e moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia përkatësisht 84 dhe 88 vjeç.

Thoma Mastora, 69 vjeç, nga fshati Bodrishtë, Dropull, u dënua per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana të cilësuara”.

Mëngjesin e 2 majit 2024 fqinjët dhe më pas policia lokale në brendësi të oborrit të banesës gjetën të pajetë shtetasin Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe  në brendësi të banesës  është gjetur e pajetë  Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Nga kqyrja e trupit të shtetasve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja të plagëve të marra nga goditja me sende të forta në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Ndër dyshimet kryesore për shkakun e kësaj ngjarje të rëndë është tentativa për grabitjen me dhunë të vlerave monetare që dy të moshuarit mbanin në banesë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›