E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PS-së: Protestuesit që janë në bulevard janë të paguar, po keqpërdoren nga persona të caktuar

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjo Mile, ka komentuar protestën në Bulevard, ndërsa tha se pjesëmarrësit nuk përfaqësojnë interesin e vërtetë të qytetarëve.

Duke folur në studion e emisionit “Real Story”, deputeti Mile u shpreh se ata njerëz janë të paguar dhe po keqpërdoren nga persona të caktuar.

“Ata njerëz nuk përfaqësojnë qytetarët, por ata janë e mbrapshta e përfaqësimit të qytetarëve, por fati i keq është që ata të rinj atje po përdoren, është gjetur mënyra dhe kategoria e atyre që po përdoren”, tha ai.

Edhe analisti Martin Leka, u shpreh se protestuesit që janë në bulevard janë me pagesë.

“Unë them janë protestues me pagesë, që në CV-në e tyre punën e parë e kanë protestues me pagesë”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›