E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

marjana koceku

Deputetja Koçeku denoncoi kërcënimet me jetë në një postim në Facebook të mërkurën:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën,” shkroi Koçeku në profilin e saj në Facebook.

Një burim i tha BIRN se Koçeku ka marrë kërcënime eksplicite për dhunë të pamëshirshme, një tregues i kriminalizimit të politikës shqiptare gjatë viteve të fundit.

Pyetur nga BIRN, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj tha se nuk kishte informacion paraprak mbi kërcënimin por premtoi se do të ndërmerrte menjëherë masa për të mbrojtur Koçekun dhe familjarët e saj.

Koçeku njoftoi tërheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste pas protestave në mbrojtje të natyrës që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ajo vendosi flamingon, logon kryesore të protestuesve, në profilin e saj zyrtar.

Një numër zyrtarësh socialistë i kanë bërë presion Koçekut që të dorëzojë mandatin, një kërkesë që nuk mbështetet në ligj.

Koçeku deklaroi se nuk ka ndër mend ta dorëzojë mandatin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›