Dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës, më pak se 10 qytetarë para Kryeministrisë

Një protestë e thirrur në rrjetet sociale për rritjen e çmimit të karburanteve këtë të shtunë mblodhi edhe këtë herë pak revoltë para kryeministrisë.
Protesta ishte thirrur pas rritjes të çmimit të naftës, por të paktë janë ata që iu bashkuan thirrje që ishte publikuar në rrjetet sociale.
Para godinës së kryeministrisë në shesh ishin të pranishëm rreth 10 persona.
Kujtojmë se, Bordi i Transparencës miratoi një ditë më parë çmimet e reja të karburanteve.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi duke nisur nga ora 20:00 e ditë së djeshme, 3 prill, dhe do të mbeten të pandryshuara deri në vendimin e radhës.