E Martë, 3 Nëntor 2026

Dështon seanca e radhës në Kosovë, s’ka kompromis për konstituim, por për pushim

Për të 26 herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.  Edhe në seancën e radhës ligjvënësit refuzuan të formojnë komisionin që do të mbikëqyrë një votim të fshehtë për kreun e ri të kuvendit.

Votimi i fshehtë është propozuar nga  kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi kandatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur.

I vetmi kompromis që arritën deputetët gjatë së mërkurës, ishte zhvendosja me një ditë e seancës së radhë. Pas konsultimit të thirrur nga kryesuesi Dehari ligjvënësit u dakordësuan që ajo të mbahet nesër më 5 qershor, pasi të premten është festa zyrtare e Kurban Bajramit.

Kjo është hera e parë që deputetët do të mblidhen dy ditë me radhë në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Nga PDK e LDK ritheksuan se Vetëvendosje nuk e do zgjidhjen, ndërsa kreu I Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj shprehu besimin se zgjidhja do të vijë shpejt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›