E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Ka dështuar sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte hera e 42-të që parlamenti i Kosovës mblidhet për të zgjedhur kryetarin e ri, por nuk ka mundu të gjejë konsensusin.

Në seancën e sotme vetëm 39 deputetë votuan pro formimit të një komisioni për votim të fshehtë, duke pamundësuar vazhdimin e procesit të zgjedhjes. Seanca do të rinis pas dy ditësh.

Kjo përpjekje e radhës u veçua nga të tjerat pasi votimi u zhvillua në mbrëmje, ndryshe nga herët e tjera që eshte mbajtur paradite.

Seanca ishte parashikuar të mbahej në mëngjes, por u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë.

Gjatë kësaj seance, kryesuesi Avni Dehari ndaloi fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu (PDK) dhe Jehona Lushaku (LDK), të cilat kërkuan që votimi të rikthehet në formën e hapur.

Pas përfundimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se votimi i fshehtë nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk përbën ndryshim të rendit të ditës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›