E Martë, 3 Nëntor 2026

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentares në Kosovë

PRISHTINË, 23 prill/ATSH/ Pas dështimit të pestë për konstituimin e Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se “kjo situatë është për keqardhje dhe një gjendje që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës”.

Megjithatë nuk tregoi nëse do e kishin votuar Shqipe Selimin apo Saranda Bogujevcin, po të kishin qenë kandidate për kryetare të Kuvendit.

“Le ta sjellin një kandidat që mund të jetë më i pranueshëm”, u shpreh ai.

Ai ka shtuar se: “Vërtetë tashmë kjo situatë është për keqardhje dhe një situatë që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës. LVV qe i takon ta propozojë kryetarin e kuvendit ka vendosur ta mbajë peng shtetin për një emër të përveçëm. Lëvizjes Vetëvendosje i takon ta propozojë kryetarin, por nuk munden të ja imponojnë deputetëve të opozitës emrin”, deklaroi ai.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›