Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit në Kosovë

PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/ Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa sërish nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Sikur seancat e më hershme, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, emrat e anëtarëve të komisionit që mundëson votimin e fshehtë, gjë që këto parti nuk e dhanë. Arsyetimi i tyre më herët ka qen se nuk duan të ndryshohet metoda e votimit në mes seancës nga votimi i hapur në të fshehur.
Dehari hodhi në votim komisionin për votim të fshehtë por ai nuk mori votat e mjaftueshme 48 për, asnjë abstenim, gjë që sërish është ndërprerë seanca për të vazhduar pas 48 orëve, më datë nëntë qershor, në orën 11:00.Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur gjashtë herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë, raporton KosovaPress.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit.
/Kosovapress/