E Martë, 3 Nëntor 2026

Detaje nga konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka qenë pjesë e konfliktit. Ajo është një grua e cila është ndodhur rastësisht në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraparake, e plagosura është shitëse ambulante, ndërkohë që të gjithë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›