E Hënë, 2 Nëntor 2026

Detaje nga krimi në Velipojë, sherri nisi në qershor, dy muaj më vonë “i lanë hesapet” me plumba

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Velipojë, ku humbën jetën dy persona.

Dy viktimat u identifikuan si Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi, të cilët u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku. Bëhet me dije se sherri ka nisur që në muajin Qershor.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasi një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit.

Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje.

https://www.youtube.com/shorts/4mePEVUijGY

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›