Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau gruan (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata mëson se ngjarja është shënuar3 rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.
Autor është Shtjefen Ziçi 64 vjeç, i cili ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi 54 vjeç.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.