E Martë, 3 Nëntor 2026

Detaje nga vrasja në dasëm në Kosovë, viktima xhaxhai bashkëshortit të presidentes Osmani

Detaje të reja kanë dal në dritë për vrasjen  mbrëmjen e së te premtes në  parkingun e një salle dasmash në  Ferizaj  të Kosovës. 89-vjeçari që ka humbur jeten  është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Të njëjtat burime raportojnë se viktima është xhaxhai i  bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori i dyshuar i  kësaj ngjarje është zyrtari i policisë Festim Ramadani i cili ka qëlluar disa herë mbi 89 vjeçarin.

I moshuari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar  jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se zyrtari i policisë  ka qenë  jashtë orarit të detyrës në  momentin që ka kryer krimin e rëndë.

Pas vrasjes, ai është vetëdorëzuar në polici. Motivet e krimit ende nuk  dihen ndërsa për autorin  është caktuar masa e ndalimit per 48 orë. Festim Ramadani po  përballet me akuzën “Vrasje e rëndë me dashje”./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›