E Premte, 6 Nëntor 2026

Detaje nga zjarri që përfshiu pallatin/ Shoqërohen në polici administratori, ja çfarë doli nga ekspertiza

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Tiranë ku u shkrumbua një pallat 10 katësh.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se është shoqëruar në polici administratori i pallatit, ku aktualisht, po merret në pyetje

Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.

Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›