E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhëndri ngatërron emrin e nuses me atë të motrës së saj në altar, momenti i sikletshëm bëhet viral (VIDEO)

Një moment i sikletshëm gjatë një ceremonie martese në Brisbane të Australisë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi dhëndri ngatërroi emrin e nuses me atë të motrës së saj pikërisht në momentin e shkëmbimit të betimeve.

VIDEO KETU

Gjatë ceremonisë, teksa po shprehte dashurinë dhe përkushtimin ndaj bashkëshortes së ardhshme, ai në vend të emrit të saj, Emma, shqiptoi emrin “Emily”, emrin e motrës së nuses.

Momenti është publikuar në rrjetet sociale nga vetë Emma dhe ka tërhequr më shumë se 2.2 milionë shikime. Në përshkrimin e videos, nusja shkroi: “POV: Je duke qëndruar para altarit dhe burri yt të thërret me emrin e gabuar”.

Më tej, ajo sqaroi me humor se bëhej fjalë pikërisht për emrin e motrës së saj, duke shkruar se ende po përpiqet ta kapërcejë faktin që bashkëshorti i saj e thirri “Emily” para altarit.

Gafa ndodhi në një prej momenteve më të rëndësishme të ceremonisë, ndërsa videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer incidentin e sikletshëm në një moment viral të dasmës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›