E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhimbje për familjen që u shua/ Gramsh, përcillen 4 anëtarët e familjes që humbi jetën në Itali

Mes dhimbjes dhe lotëve banorët e fshatit Gryks në Peqin kanë pritur trupat e pajetë të 4 anëtarëve të familjes Kola që humbën jetën tragjikisht në Itali pak ditë më parë.

Për familjarët përballja me trupat e pajetë ishte jo vetëm dhimbje por edhe shok psikologjik aq sa disa prej tyre përfunduan në spital.

I gjithë fshati Gryksh sot ishte në zi. Mes heshtjes së dhimbjes dhe lotëve të nxehtë nderuan në ceremoninë mortore të familjes Kola. Të gjithë u shprehën se kjo është tragjedia më e madhe që ky fshat ka parë ndonjëherë dhe dhimbja është e papërshkrueshme.

Banorët e Grykshit vlerësuan faktin që shumë shqiptarë kontribuan financiarisht për kthimin e trupave në atdhe.

Fatkeqësisht një ngjarje e tillë do mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve jo vetëm banorëve të Grykshit por mbarë kombit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›