Dhoma Amerikane e Tregtisë, feston në Tiranë 248 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka festuar në shoqërinë e anëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerit të saj strategjik, Ambasadës Amerikane, Festën e Pavarësisë.
Në përshëndetjen e rastit, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane z. David Wisner ka theksuar faktin se marrëdhëniet tregtare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
“Anëtarësia juaj e bënë Dhomën kjo që është dhe jam shumë krenar. Dhe kjo për shkak se jemi duke parë akoma më shumë rritje të investimeve amerikane në Shqipëri dhe anasjelltas. Është mirë të bëjmë disa pushime të mira verore edhe pse ne në ambasadë jemi absolutisht të sigurtë që ka akoma më shumë rrugës për të ardhur”, tha ai.
Të ftuarit i ka përshëndetur edhe Presidenti i Dhomës Amerikane Grant Van Cleve duke vendosur theksin tek optimizmit për të përballuar sfidat që sjell koha si një formë e mirë e arritjes së suksesit. Ndërkohë që festimet vijuan për çdo grupmoshë të ftuar në këtë festë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/