Dhoma e Avokatisë Tiranë reagon për ndarjen nga jeta të Saimir Vishajt: Humbje e dhimbshme për komunitetin e avokatëve

Dhoma e Avokatisë Tiranë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.
Në mesazhin e saj, Dhoma e Avokatisë e cilëson largimin e tij një humbje të dhimbshme për komunitetin e avokatëve, ndërsa vlerëson kontributin dhe përkushtimin e Vishajt ndër vite në profesionin e avokatit dhe në fushën e drejtësisë.
Gjithashtu, institucioni u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që patën mundësinë ta njihnin dhe të punonin me të.
Sipas njoftimit, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte, më 5 nëntor 2026, në orën 11:00, në Babicë të Vlorës.
Në përfundim të mesazhit, Dhoma e Avokatisë Tiranë ka përcjellë një mesazh lamtumire për kolegun e ndjerë: “U prehtë në paqe!”
Reagimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Av. Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare.
Largimi i tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e avokatëve.
Avokat Saimir Vishaj do të kujtohet me respekt për kontributin e tij në profesionin e avokatit dhe për vitet e përkushtimit ndaj drejtësisë.
Në këto momente të vështira, Dhoma e Avokatisë Tiranë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vishaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin e të punonin me të.
Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte, më 5 nëntor 2026, në orën 11:00, në Babicë, Vlorë.
U prehtë në paqe!
Me respekt dhe dhimbje,
Dhoma e Avokatisë Tiranë
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb