E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i vajzave sot lë për të dëshiruar

Dhuna në rritje te të rinjtë po tregon dramën e madhe sociale që po kalon vendi ynë.

E ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis”, sociologia Eva Sinanaj theksoi se gjithçka nis nga familja. Sipas saj, sot është alarmante kur dëgjon gjuhën dhe zhargonin që përdorin vajzat e reja.

Ajo tha se kjo vjen si pasojë e modeleve që ndjekin, por edhe e familjes. Sinanaj theksoi se nëna dhe babai, pra familja, mbeten faktorët kryesorë në edukimin dhe rritjen e fëmijës.

Pjesë nga biseda:

Sinanaj: Fjalori i vajzave lë shumë për të dëshiruar.

Borakaj: Si ka mundësi?

Sinanaj: Nga modelet që marrin, nga zhargoni i familjes, nga mënyra se si flet nëna dhe si flet babai. Edukata duket sikur ka dalë nga moda. Por edukata është shumë e rëndësishme për të treguar se sa qytetarë jemi. Zonjushat e ditës së sotme do të jenë zonjat e ditës së nesërme. Nëse ato kanë këtë fjalor, ky fjalor do të trashëgohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›