E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në familje në Lezhë e Kurbin/ Arrestohen dy persona, njëri dhunoi kunatën, tjetri babanë

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pas dy rasteve të dhunës në familje të regjistruara në Lezhë dhe Kurbin.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpë tritoli, një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Ndërkohë, në Kurbin është arrestuar 48-vjeçari Gentjan Koprelli, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, efektivët kanë gjetur të fshehur një armë zjarri tip automatik, me fishek në fole, si dhe municion luftarak./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›