E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Diaspora, mberrijne votat e para/ Këtë javë përfundon dërgimi i fletëve të votimit

735 Fletët e para të votimit nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mbërritur në Parkun Olimpik në Tiranë, duke shënuar një moment historik për jetën politike të vendit. Vota e pare qe u hodh ne kutine e votimit vinte nga Gjermania dhe do te shkoje per qarkun Berat. E dyta nga Franca dhe shkon ne Diber.

Cdo vote e mberritur u skanua nga Kqz dhe u vendos nw kutitw e posacme sipas qarqeve, ku do te qendrojnen nen vëzhgim të vazhdueshëm nga kamerat e sigurisë deri më 11 maj, kur pritet të nisë procesi i numërimit.

Celibashi garantoi transparence dhe fshehtesi te votes teksa tha qe i gjithe procesi do te monitorohet edhe nga perfaqesuesit e partive politike.

Deri tani janë shpërndarë mbi 150 mijë zarfe, nga të cilët më shumë se 18 mijë janë marrë tashmë nga qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Për të shmangur vonesat, posta njofton me mesazh secilin zgjedhës për datën e dorëzimit të zarfit në banesë apo për vendin ku mund ta tërheqë atë personalisht.

Çdo votues nga jashtë vendit duhet të kthejë fletën e votimit në Shqipëri deri më 11 maj, ora 19:00. Fletët që mbërrijnë pas këtij afati nuk do të merren lexohen.

/ abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›