E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kullota

Shiu i rrëmbyeshëm i pasdites së hënë ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik në fshatin Radomirë të Dibrës.

Një tufë me bagëti të trasha u rrëmbye nga rrjedhja e fuqishme e ujit e krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rade të Njësisë Administrative Kala e Dodës të Bashkisë Dibër.

Tufa e lopëve po kthehej nga kullota kur është rrëmbyer papritur nga rrjedha e një përroi.

Për pasojë mbi 10 krerë lopë u mbytën, ndërsa arriti të shpëtonte bariu që i shoqëronte.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar specialist të shërbimit veterinar të Bashkisë Dibër dhe Shërbimit të Veterinarisë së Ekstensionit Bujqësor Didër të cilët po bëjnë vlerësimin e dëmeve.

Të gjitha lopët ishin të regjistruara dhe të matrikulluara, ku pritet të kërkohet subvencionim të dëmit nga strukturat vendore dhe ato qëndrore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›