Diell te Peshorja, parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini: Prisni lajme të rëndësishme

E hëna në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka nisur si çdo javë me astrologen Meri Gjini e cila ka bërë parashikimin e Horoskopit.
Sot e nisim javën me diell te Peshorja. Është muaji i tyre.
Kemi një mini-verë, jo në temperatura, por në parashikimin e yjeve. Na jepet mundësia të ëndërrojmë me ngjyra të forta verore.
Do ishte mirë që sot edhe nesër të mbyllet çfarë ka ngelur pezull nga shtatori. Pasi ka një vendosje hsumë të mirë të Mërkurit me planetin e fatit. Firmosja, ujditë, përgjigjet e shkollave duhet të mbyllen sot edhe nesër.
Java do na japi mundësi shumë të mira për zhvillimet e vjeshtës dhe dimrit.
Dashi
Çështje që i përkasin familjes dhe bashkëpunëtorëve është përmirësimi i kësaj jave. Janë ditë të mira dhe për ata që presin lajme të rëndësishme. Sot shihni me kujdes detajet para se të vendosni firmat. Priten kontrata të mira që do i rezistojnë kohës. Bëni nëgocimet para ujdive dhe prisni rezultate shumë të mira.
Demi
Kjo hyrje e diellit te peshorja do i ndihmojë shumë për projektime afatgjata. Kanë që nga 2020 që herë pas here u ndryshon agjenda dhe janë të paqartë, kanë ndjesinë se i kanë gjërat provizore. Nisur që nga kjo javë, me Hënën mbi jupiter do të jenë shumë më të qartë. Në brendësi të javës do jenë më të hapur, më pozitiv. Cikli i Venusit që zgjat deri më 17 tetor, do i kenë të gjitha mundësitë të ndihen mirë dhe të shijojnë vëmendjen që do marrin.
Binjakët
Hëna te Binjakët sot mbi jupiter bën të mundur që ekulibrat emocional të jenë më të qartë. Kanë mbyllur një fazë që nuk ishte e lehtë përsa i përket emocioneve, që nisi që në fund të marsit dhe përfundon sot. Do nisin një fazë që bën të mundur rikuperimin e dëmeve në raportin në çift. Sot edhe nesër është ditë shumë e mirë për ujdi profesionale. Ndërsa pasnesër duhet shumë kujdes.
Gaforrja
Me Venusin te akrepi që është shumë më miqësor dhe më pasionant. Gaforrja i gjen telat shumë kollaj me akrepin. Prandaj i kanë të gjitha mundësitë të shijojnë paisonet e forta të tyre. Shijojeni këtë periudhë deri në datën 17 tetor.
Luani
U shkon shumë Dielli te Peshorja. Sjell buzëqeshje me ekonominë. Sjell zgjerim të çështjeve sociale. Java është tani për ata që presin informacion për shkollimin e fëmijëve. Kujdes në mënyrën si do impnoheni në punë të mërkurë.
Virgjëresha
Dashuria dhe lëvizjet profesionale janë dy drejtimet ku do i shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre. Ka ardhur momenti që me këtë Venus te Akrepi dhe Diellin te peshorja do e keni shumë të thjeshtë për të shijuar dashurinë në ambjentet personale dhe sociale. Është shumë periudhë e mirë për lëvizje profesionale që nga sot.
Peshorja
Gëzuar ditëlindjen Peshorja! Gjëja e parë është që e gjejnë lehtësisht veten në qendër të vëmendjes. Me vendosjen e yjeve i kanë të gjitha mundësitë që devijimet e javës të fundit t’i çoni në drejtimin e duhur. Do rezultojë një muaj që do i japi të gjithë Peshoreve mundësi të riformatojë çështje profesionale. Kërkoni ngritje në detyrë ju që jeni në punë. Ata që janë në kërkim të një pune janë në periudhën më të mirë për këto 12 ditë, nisur nga sot.
Akrepi
Me Venusin te vetja do bëhen më territorial. Me vetëbesim të lartë. Kanë patur kohë që kanë qenë jasht ujrave të tyre. Urani përballë sjell transformime, të vështira, por janë për mirë. Akrepat do kenë në kontroll çfarë duan me çështje emocionale apo familjes. Edhe çështje që i përkasin xhepin do presin lajme të mirë.
Shigjetari
Dielli te Peshorja i shkon shumë. Minimalisht janë shumë të lehtësuar në çështje familjare dhe dashurie. Në çështje profesionale do dalin prioritet nga nesër dhe do jetë një periudhë e mirë.
Bricjapi
Gjëja e parë që sjell Hëna te Binjakët sjell zgjidhje të çështjeve familajrëve. Momenti për të sheshuar problematikat është sot edhe nesër. Zhvillimi ngelet një objektiv i tyre që është një projekt ose një pronësi e tyre.
Ujori
Do nis një javë që sot dhe nesër u jepet mundësia për të parë rezultat në anën ekonomike. Nesër është një ditë e mirë për lëvizjet bankare, mbyllni detyrimet që keni. U jepet mundësia të zgjidhin çështje profesionale dhe familjare.
Peshit
Hëna me Jupiterin zgjidh dy çështje. Ato të fizikut të tyre dhe çështje të shtëpisë, fidekte mekanike. Mbeten prioritet zgjidhja e çështjeve që lidhet me fizikun e tyre. Do rezultojë një javë e mirë për gjetje të problematikave që kanë sjell ngërçin tuaj emocional që ka që në fundin e prillit./vizionplus.tv