Digjen vilat e yjeve në Hollywood, pesë të vdekur nga zjarret masive në Los Angelos, mbi 100 mijë njerëz të evakuuar

Pas më shumë se 24 orësh zjarret vijojnë të përhapen në Los Angelos.
Nga kjo fatëkeqësi kanë humbur jetën të paktën 5 persona, ndërsa janë shkatërruar qindra shtëpi.
Më shumë se 100.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen.
Vatra aktive më e madhe që ka djegur rreth 17.200 hektarë është ajo në Pasadena. Zjarri i dytë më i madh ka goditur pjesën veriore të Los Angeles duke shkrumbuar rreth 10.600 hektarë.
Pas tij vjen ai në veri të San Fernandos i cili ka përfshirë rreth 855 hektarë tokë.
Sakaq një tjeter vatër u përhap dje pasdite në zonën malore Acton, në veri të Los Angelos që ka mbuluar rreth 350 hektarë.
Por flakët përparuan me shpejtësi duke përfshirë edhe Hollywood Hills.
Në rrezik ndodhen dhe monumente të ndryshme si teatri Dolby ku mbahet ceremonia e cmimeve Oscar.
Erërat e fuqishme po pengojnë punën e zjarrfikësve, të cilet po punojnë përtej kapaciteteve për të shuar flakët, ndërsa po përballen edhe me mungesën e ujit. Shumë forca po vijnë në ndihmë nga vendet e tjera përr izolimin e vatrave.
Nga kjo situatë katastrofike rreth 30.000 shtëpi e biznese kane mbetur pa energji elektrike.
Edhe pse meteorologet kanë kanë parashikuar që fuqia e erërave do të bjerë, kushtet e rrezikshme atmosferike pritet të vazhdojnë deri të premten./vizionplus.tv