E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Makina e Artur Musollarit orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët, në qytetin e Pogradecit

Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë

I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë

Ndërsa jo zyrtarisht, burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe janë marrë kamerat e sigurisë përreth për të parë dhe hetuar këtë çështje.

Artur Musollari është arrestuar me pare ne Korrik të vitit 2023 nga policia e Pogradecit, ku i janë sekuestruar armë zjarri, fishek ndërsa ka qenë i proceduar edhe për armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›