E Diel, 1 Nëntor 2026

Dilemat e Sylvinho-s për Gjibraltarin?!/ Kuqezinjtë me formacion eksperimental apo prova gjenerale para Letonisë?

Nga Ervin Sina

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet në kuadër të sfides miqësore që do të luajë kundër Gjibraltarit të enjten në orën 18:00.

Testi miqësore do të luhet në fushën e Gjibraltarit ndaj u zgjodh që përgatitjet për këtë takim të bëhen në Malaga të spanjës, jo larg vendit ku do të luhet sfida.

Grupit iu bashkuan dy hyrjet e reja, Enis Cokaj që ka qënë edhe më parë pjesë e kombëtares, dhe në mënyrë të vecantë Kristjan Shpendi, që vjen për herë të parë në skuadrën e parë.

Shpendi pati një sezon të shkëlqyer me Cezenën në Serinë B dhe konsiderohet një lojtar me potencial të madh për  fazën ofensive.

Pas mungesës së konfirmjuar të dyshes Ramadani Muçi për shkak dëmtimi, po për këtë arsye nuk do të jetë as portieri Elhan Kastrati I cili ka një dëmtim në gju, dëmtim që u vlerësua edhe nga stafi mjekësor kuqezi.

Trajneri Silvinjo e ka zëvëndësuar me portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni.

Mbetet për tu parë nëse miqësoren kundër një rivali kaq modest, trajneri Silvinjo do ta shryrtëzojë për të parë në aksion disa emra të rinj që mund të jenë alternative për formacionin kuqezi në vazhdim të kualifikueseve, apo do të testojë nga minuta e parë formacionin anti-Letoni.

Dueli ndaj rivalit baltik do të luhet në datë 9 shtator në arenën kombëtare në Tiranë, sfidë e rëndësishëm për tu vlerësuar pasi në qershor kuqezinjte u ndalën në mënurë surprize në transfertë kundër Letonisë.

Shqipëria e ka të detyrueshme të marrë pikët e plota ndaj Letonisë nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë në grup për t’i luajtur këto shance ne duelin direkt kundër Serbisë në tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›