E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dimërimi i bagëtive, tri masat kryesore për shëndetin e kafshëve në dimër

Me afrimin e stinës së ftohtë, specialistët e blegtorisë theksojnë rëndësinë e përgatitjeve të duhura për dimërimin e kafshëve, duke vënë në pah momentet kryesore që sigurojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë muajve të acartë.

“Është e rëndësishme që në këtë periudhë të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i vende ku qëndrojnë kafshët, bëhet heqja e plehur dhe dezinfektimi i stallave me gëlqere. Të ushqyerit e tyre dhe kryesisht të dhënëve në këtë periudhë duhet dhe një mbështetjeje në grazhde”, u shpreh Lazart Suraj, Përgjegjës i sektorit të punës racore, QTTB Korçë.

Me rëndësi është edhe vaksinimi i krerëve që mbarështohen.

“Jemi në gjysmën e dytë të barsmërisë tek delet dhe nga ana veterinare duhet të kryhet vaksina kundër paratifo klamidiozës, dhe vaksina bën të mundur mbrojtën e tufës”, tha ai

Sipas Suraj, zbatimi me kujdes i këtyre tre hapave është thelbësor për një dimërim të sigurt dhe pa probleme të kafshëve.

 Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›