Dinamo barazon në shtesë ndaj Vorës, vendasit marrin një pikë në fund - ATSH -
TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Dinamo dhe Vora ndanë nga një pikë në përballjen e javës së 10-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, pas barazimit 2-2, me golin e fundit të shënuar në sekondat përmbyllëse të takimit.
Vendasit, të drejtuar nga Arian Bellai, kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me Brajan Gjylën.
Dinamo reagoi shpejt dhe në minutën e 21-të riktheu baraspeshën me Malomo Ayodejin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë, blutë e kryeqytetit përmbysën rezultatin. Florenc Farruku realizoi golin e dytë për Dinamon, duke e afruar skuadrën me fitoren.
Megjithatë, Vora nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit Dario Daka shënoi golin e barazimit, duke vulosur rezultatin 2-2 dhe duke i dhënë skuadrës vendase një pikë.
Pas këtij takimi, Dinamo renditet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Vora mban vendin e gjashtë me 12 pikë.
/gj.m/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
