E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo ka fituar Superkupën e Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës, triumfoi 3-1 në finale ndaj Egnatias, me përmbysje.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për rrogozhinasit, ndërsa e dyta për kryeqytetasit.

Flamur Rucci zhbllokoi takimin në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin Egnatias.

Reagimi i dinamovitëve erdhi në pjesën e dytë. Dejvi Bregu barazoi shifrat në minutën e 54-t, pas një gafe të mbrojtësit Sota.

Vetëm katër minuta më vonë, Nani realizoi golin e përmysjes, pasi përfitoi nga një top i kthyer nga pritja e Dajsinanit.

Ndeshjen e vulosi Qefalija, i cili shënoi të tretin nga penalltia në minutat e fundit, pas një prekje me dorë në zonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›